Këshilltari i Bislimit e mohon që atij i është refuzuar pjesëmarrja në takimin në Tiranë: Nuk ka qenë i planifikuar

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 11:14
Këshilltari i Bislimit e mohon që atij i është refuzuar pjesëmarrja në takimin në Tiranë: Nuk ka qenë i planifikuar

Këshilltari për media i zëvëndëskryeministrit, Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka demantuar mediat në Shqipëri që raportuan se Bislimit i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim për shkak të protokollit, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë nuk ka qenë i planifikuar.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu.

(Kosova Sot Online)