Zogiani: Veteranët nuk ua kanë borxh votën PDK-së e AAK-së, veteranët fallc po

  • E.K /
  • 17 July 2023 - 12:43
Zogiani: Veteranët nuk ua kanë borxh votën PDK-së e AAK-së, veteranët fallc po

Avni Zogiani i VV ka thënë se veteranët nuk ua kanë borxh votën PDK-së e AAK-së, e siç ka shtuar ai, veteranët fallc po, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, ai ka shkruar se, askush nuk mund t'i fyejë veteranët më shumë sesa futja e tyre në një listë siç shprehet ai me veteranët fallc.

Shkrimi i plotë:

Veteranët nuk ua kanë borxh votën PDK-së e AAK-së, e veteranët fallc po!
Veteranët fallc i kanë votues të sigurtë!
Prandaj, këto parti po çohen peshë për t'i mbrojtur gënjeshtarët në lista, sepse ata e dinë se janë aty falë përfaqësuesëve të këtyre dy partive!
Askush, asnjëherë, nuk mund t'i fyejë veteranët më shumë sesa futja e tyre në një listë me veteranët fallc. Pra askush nuk mund t'i fyejë veteranët më shumë sesa PDK e AAK!

(Kosova Sot Online)