
Halimi: Albini në opozitë e kishte gojën plot kinse angazhohet për bashkim kombëtar

Kryeministri Albin Kurti, në opozitë e kishte gojën plot duke u angazhuar për bashkim kombëtar, ndërsa tani në pushtet po e shmang Shqipërinë dhe po e zgjedh Greqinë, ka theksuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo është lëvizja e Albin Kurtit të ideologjizuar sot, e pa asnjë vizion për nesër.
Postimi i saj i plotë:
Në opozitë gojën plot kinse angazhohet për bashkim kombëtar, e kur erdhi në pushtet shmang Shqipërinë (që fuqishëm po qëndron në kursin euro-atlantik) dhe zgjedh Greqinë.
Lë Procesin e Berlinit për Konferencë think-tank.
Kjo është lëvizja e Albin Kurtit të ideologjizuar sot, e pa asnjë vizion për nesër!?
(Kosova Sot Online)