Lajçak: Pata një diskutim të dobishëm me Kurtin për situatën aktuale në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 18 July 2023 - 10:11
Lajçak: Pata një diskutim të dobishëm me Kurtin për situatën aktuale në veri të Kosovës

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kretë të Greqisë, në kuadër të Symi Sympozium, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka shkruar se takimi që pati me Kurtin ishte një diskutim i dobishëm.

Në takim u dikutua për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Në Symi Sympozium të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(Kosova Sot Online)