Përfaqësues të Listës Serbe priten nga Escobari në Uashington, flasin për Asociacionin dhe udhërrëfyesin për deeskalimin e situatës

  • S.A /
  • 28 July 2023 - 14:14
Përfaqësues të Listës Serbe priten nga Escobari në Uashington, flasin për Asociacionin dhe udhërrëfyesin për deeskalimin e situatës

Përfaqësuesit e Listës Serbe, nënkryetari Igor Simiq dhe anëtari Slavko Simiq kanë pasur të enjten një takim me Zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, transmeton "Kosova Sot Online".

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Listës serbe.

“Në takim u përcoll qëndrimi i komunitetit serb për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe si dhe udhërrëfyesit për deeskalim të situatës në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )