Prokuroria deklarohet për krimin brenda familjes në Lipjan

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 20:48
Prokuroria deklarohet për krimin brenda familjes në Lipjan

Sot janë gjetur tre persona të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit, ka konfirmuar policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Sipas burimeve bëhet fjalë për për një çift burrë e grua dhe djalin e tyre.

Burri është me inicialet A.B është i moshës rreth 50 vjeç, derisa djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

(Kosova Sot Online)