Aktori i njohur shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, bashkëshortja kërkon ndihmë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 09:01
Aktori i njohur shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, bashkëshortja  kërkon ndihmë

Raportohet se në gjendje të rëndë shëndetësore është aktori i njohur shqiptar Genci Fuga, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka pësuar sulm në tru dhe duhet t’i nënshtrohet një operimi.

E për t’i dal në ndihmë atij, ndihmë ka kërkuar gruaja Enerjeta Jani-Fuga.

“Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të pasur mundësinë të kem shumë 19 mijë euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)