Presidenca tregon pse u shtya vizita e delegacionit amerikan në Kosovë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 12:29
Presidenca tregon pse u shtya vizita e delegacionit amerikan në Kosovë

Vzita e një delegacioni amerikan në krye me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA’së, Derek Chollet. është shtyrë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Ai tha se shtyrja është bërë për gjithë turin ballkanik për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, tha Kupina

(Kosova Sot Online)