
Ibrahimi: Ahmeti dëshiron përçarjen e opozitës

Bashkëpunimi i frontit opozitar mes Lëvizjes Besa, Alternativës dhe lëvizjes së re të Izet Mexhitit po shkon në rrugën e duhur. Kështu u shpreh sekretari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi.
Ai thotë se në partinë e tyre nuk ka pakënaqësi nga bashkëpunimi opozitar siç kishte në Lëvizjen Besa, duke aluduar për largimin e nënkryetarit të kësaj partie, Arjanit Hoxha dhe vendimin e tij për formimin e një lëvizjeje të re.
Pikërisht për të Ibrahimi tha se është BDI ajo që po i formon këto parti, me qëllim përçarjen e opozitës shqiptare. Në këtë mënyrë Ibrahimi thotë se BDI ka vepruar edhe në vitin 2016 me Gëzim Ostrenin dhe Vesel Memedin.
“Për partinë e parë që është në krijim e sipër nga Soravia është ajo që veçmë kanë dalë nga Lëvizja Besa, kurse pjesa tjetër janë, një pjesë e ish bashkëpartiakëve tanë që tashmë nuk janë në Alternativë dhe janë në shitje për merkaton e radhës”, tha Zeqirija Ibrahimi – Sekretar i Alternativës.
(Kosova Sot Online)