Gjukanoviq: E vetmja e mirë e Abazoviqit është se është shqiptar

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 17:49
Gjukanoviq: E vetmja e mirë e Abazoviqit është se është shqiptar

Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar sërish kryeministrin me mandat teknik të vendit të tij, Dritan Abazoviq, për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe që e kishte nënshkruar derisa kishte mandatin e plotë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjukanoviq tha se e kishte mbrojtur Abazoviqin kur ishte kundërshtuar zgjedhja e tij kryeministër pse ishte shqiptar. Për këtë, Gjukanoniq thotë se e vetmja gjë e mirë te ai është që është shqiptar.

“Shumë njerëz e dinë se si i kundërshtova fuqishëm të gjithë ata që kundërshtuan faktin që ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”.

Gjukanoviq në një shkrim të fundit ka thënë se ishte nderi i tij marrëveshja me Kishën Serbe dhe për këtë deklaratë të tij, Gjukanoviq thotë se ai ka konfirmuar karakterin e tij si një “manipulues i pamëshirshëm”.

“Ndoshta duke llogaritur mendjen e cekët dhe kujtesën e shkurtër të malazezëve, kryeministri na sugjeron se heqja dorë nga thesari i shenjtë dhe identiteti kulturor-historik i malazezëve është një vepër politike që duhet festuar. Për kaq paturpësi nuk mjafton. të jesh vetëm tradhtar dhe gënjeshtar patologjik, duhet të jesh edhe pa asnjë grimcë morali. Duke fyer sensin e shëndoshë të malazezëve, ai përdori gjithçka që mund t’i shkojë një sharlatani në shpjegimin e keqbërjes së tij”, ka shkruar Gjukanoviq.

(Kosova Sot Online)