Berisha: Kam pritur që Mehaj të japë dorëheqje më herët

  • A.P /
  • 08 August 2023 - 17:27
Berisha: Kam pritur që Mehaj të japë dorëheqje më herët

Nuk jam befasuar nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar Hisen Berisha, anëtar i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti i PDK-së tha se e njeh Mehajn për “përkushtimin dhe patriotizmin e kodin ushtarak që e karakterizon”.

“Nuk jam surprizuar. Bile këtë kam pritur që ta bëjë qysh kur u sanksionuam duke u përjashtuar nga ‘Defender ’23′”, tha Berisha.

Ai tha se e mirëpret vendimin e Mehajt, “duke e njohur nga afër ministrin dhe biografinë familjare”.


(Kosova Sot Online)