Policia tregon rezultatet e planit operativ 'Goditja'

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 20:25
Policia tregon rezultatet e planit operativ 'Goditja'

Policia e Kosovës, përmes planit operativ “Goditja”, ka shtuar patrullimit gjatë natës sidomos nëpër zona urbane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një njoftimi të enjten, Policia ka treguar për rezultatet e këtij plani operativ, që nisi dy ditë më parë

Gjatë këtyre ditëve janë konfiskuar 19 armë, por ka pasur edhe arrestime e kontrollime.

Më poshtë rezultatet nga Policia rreth këtij plani operativ:

Vazhdon zbatimi i Urdhrit Operativ ‘GODITJA’

Gjatë dy ditëve (netëve) të zbatimit të Urdhrit Operativ ‘GODITJA’, i cili si qëllim kishte shtimin e aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, janë evidentuar këto aktivitet dhe arritur këto të dhëna:

Me 8 e 9 gusht 2023, gjatë realizimit të detyrave që rrjedhin nga urdhri në fjalë, në tërë vendin janë regjistruar këto të dhëna:

• Janë angazhuar 823 patrulla policore (të njësive të ndryshme policore),

• Janë vendosur e realizuar 871 Pika për Kontrollin e Automjeteve (PKA),

• Janë realizuar 331 pika kontrolli me radar ose alkootest,

• Janë kontrolluar 4848 vetura,

• Janë kontrolluar 102 lokale të ndryshme,

• Janë konfiskuar 19 armë të ndryshme,

• Janë arrestuar 14 persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykatat dhe aktivitete tjera që lidhen me ofrimin e sigurisë etj.

Policia do të vazhdojë aktivitetet në realizim të detyrave që dalin nga urdhri që është në zbatim e sipër.

(Kosova Sot Online)