Aksident në Prishtinë, vetura godet një kalimtar

  • A.P /
  • 10 August 2023 - 22:25
Aksident në Prishtinë, vetura godet një kalimtar

Në lagjen “Ulpiana” afër Telekomit të Kosovës, një këmbësor është goditur nga një veturë në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas lexuesve, një person është i shtirë në rrugë, teksa për rreth tij ka njerëz që po përpiqen ta ndihmojnë.

Media është përpjekur të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por akoma nuk ka përgjigje.

(Kosova Sot Online)