Si i vodhën dy të dyshuar 130 euro nga tre persona në Prishtinë

  • A.P /
  • 13 August 2023 - 09:14
Si i vodhën dy të dyshuar 130 euro nga tre persona në Prishtinë

Në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, tre persona kanë deklaruar se mbrëmë janë sulmuar nga dy persona dhe të njëjtit nën kërcënimin e thikës ua kanë grabitur 130 euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/Rr. Garibaldi, Prishtinë 12.08.2023 – 20:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovarë,  kanë raportuar se derisa kanë qenë në rrugë, dy persona të panjohur me një thikë në dorë, duke i sulmuar fizikisht, u kanë grabitur një shumë parash prej 130€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)