Shpërthen gazi në minierë në Bulqizë, lëndohen 3 punëtorë

  • E.K /
  • 14 August 2023 - 13:36
Shpërthen gazi në minierë në Bulqizë,  lëndohen 3 punëtorë

Tre punëtorë kanë pësuar djegie trupi në një minierë në Bulqizë, pasi një sasi gazi ka shpërthyer, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rasi është nën hetime.

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.

Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)