Gjendet i mbytur 60-vjeçari shqiptar

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 16:45
Gjendet i mbytur 60-vjeçari shqiptar

Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovë, në Pogradecë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)