A po bëhet Beogradi kryeqytet i ideologjive politike ekstreme?

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 20:49
A po bëhet Beogradi kryeqytet i ideologjive politike ekstreme?

Beogradi po shndërrohet një kryeqytet të ideologjive politike ekstreme, ka deklaruar Blerim Vela, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo pasi në korrik të vitit 2023 Beogradi ka mirëpritur lëvizjet rinore të majta ekstreme/komuniste.

”Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste WFDY. Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.

Në Beograd ka edhe frymë të theksuar të së djathtës ekstreme, edhe ajo si dhe e majta ekstreme përfaqësojnë qëndrimin kundër Kosovës, duke kundërshtuar kështu NATO-n për ndërhyrjen në vitin 1999. 

(Kosova Sot Online)