Arrestohet një person në Viti

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 20:20
Arrestohet një person në Viti

Një person është arrestuar të hënën në Viti, pasi ka sulmuar një person për shkak të një mos-marrëveshje në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai ka treguar se sulmuesi e ka përdorur një mjet të fortë duke i shkaktuar kështu lëndime viktimës që më pas ka marrë trajtim mjekësor.

"Nga Policia e Kosovës në Viti dje  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me viktimën mashkull kosovar, të njëjtin e ka sulmuar me një mjet të fortë, dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndim të rënd trupore. I dyshuari dhe viktima janë dërguar  për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)