Krasniqi: A e dini pse jam krenar?

  • A.P /
  • 15 August 2023 - 22:03
Krasniqi: A e dini pse jam krenar?

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se është i lumtur dhe krenar me transparencën e kryetarëve të komunave nga radhët  e PDK-së.

Duke komentuar raportin e Institutit GAP për transparencë buxhetore të vitit 2022, Krasniqi ka thënë se gjashtë nga tetë kryetarët e PDK-së nëpër komuna janë në krye të listës.

”Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP”.

“Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur në vend të parë komunat e Drenasit, Mitrovicës, Prizrenit e Skenderajt, me 100 % të pikëve të grumbulluara”.

“Jam i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre”.

”Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak”, ka thënë Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)