Gjilan:Tejkaloi shpejtësinë, i ndalohet vozitja për tre muaj

  • E.K /
  • 17 August 2023 - 09:03
Gjilan:Tejkaloi shpejtësinë, i ndalohet vozitja për tre muaj

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësinë njëqind e një 101 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personit në fjalë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurosh, masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej 3 muajsh dhe tri pike negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)