Automjeti plagos disa kalimtarë në këtë vend

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 21:30
Automjeti plagos disa kalimtarë në këtë vend

Një automjet ka hyrë mes kalimtarëve në trotuar në qendër të Manhattan duke lënë shtatë të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftonin autoritetet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shoferi i automjetit Honda Accord që goditi shtatë viktimat rreth orës 11:55 u arratis nga vendngjarja duke vijuar në drejtim të tunelit Queens-Midtown.

Pesë kalimtarë u dërguan në spitalin Bellevue, një prej të cilave ishte një gjendje të rëndë. Një tjetër nga të plagosurit u dërgua në një tjetër spital ndërsa një person nuk pranoi ndihmë mjekësore, thanë burimet për ngjarjen e rëndë.

Policia tha më vonë se kishte arrestuar një femër 29-vjeçare si “person me interes” për çështjen, pasi ishte përfshirë më vonë në një aksident në autostradën Long Island Expressway në Queens. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

(Kosova Sot Online)