Rukiqi: Kur pushtetit i shërfaqet korrupsioni del dhe bën video

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 21:30
Rukiqi: Kur pushtetit i shërfaqet korrupsioni del dhe bën video

Berat Rukiqi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “kur pushtetit i shërfaqet korrupsion del dhe bën video, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Kur ke kohë dhe nuk punon asgjë, kur ke dështime kolosale në secilën fushe, kur të shpërfaqet korrupsioni në të gjitha anët, del rrugëve, bën video, krijon dhe sulmon armiq fiktiv, kërcënon dhe linçon mediat, shoqërinë civile, bizneset, prokuroret, gjyqtaret dhe opozitën”.

”Veprimet e pushtetit aktual janë të paprecedente për demokracitë, por shumë të lakmueshme për shtetet totalitare”, ka shkruar Rukiqi në Facebook, të enjten.

(Kosova Sot Online)