Në Florida vriten disa persona në një lokal

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 11:09
Në Florida vriten disa persona në një lokal

Një tjetër sulm me armë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kësaj here ngjarja ka ndodhur në Florida, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave nga CNN, një burrë me veshje ushtarak, i armatosur me pistoletë e pushkë, vrau 3 afroamerikanë pranë një dyqani në Jacksonville.

Më pas, autori u rrethua nga policia dhe u ekzekutua prej saj, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se motivet e krimit kishin prapavijë raciste, lidhur kjo dhe me zvastikat e gdhendura që u gjetën në armët e tij.

Mësohet se vrasësi përpara se të kryente këtë krim të urryer kishte marrë në telefon prindërit e tij, të cilët i njoftoi se çfarë do të bënte dhe iu kërkoi që të publikonin në rrjetet sociale manifestin racist ku fliste se i urrente personat me ngjyrë.

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Oklahoma, ku një 16 vjeçar mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë mbetën të lënduar, gjatë të shtënave me armë në një ndeshje futbolli në liceun e Choctaë.

Të shtënat erdhën nga sektori i tifozëve miq, pas një zënke, teksa nuk ka të dhëna ende për autorin e tyre.

(Kosova Sot Online)