Ndodh edhe kjo: Shqiptari mbyllet në shtëpi dhe kërcënon se do hidhet nga ballkoni

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 12:02
Ndodh edhe kjo: Shqiptari mbyllet në shtëpi dhe kërcënon se do hidhet nga ballkoni

Një 38 vjeçar me origjinë shqiptare ishte mbyllur në shtëpi që nga ora 12 e ditës së djeshme për të shmangur dërgimin në psikiatri pas kërkesës së prindërve të tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai qarkulloi me një çekiç dhe një thikë si dhe një bidon benzinë. Ditën e djeshme, ai u mbyll në shtëpi duke kërcënuar se do të hidhej nga ballkoni ose do t’i vinte flakën të gjithë godinës.

Pak pas orës 9 të mëngjesit të sotëm hapi vullnetarisht derën e shtëpisë së tij dhe iu dorëzua karabinierëve. Pasi më në fund hapi derën, ai u dërgua në spital. Burri, me patologji të rënda psikiatrike, prej dy muajsh kishte ndërprerë ilaçet dhe kjo e kishte shtyrë të bënte gjeste kërcënimi ndaj kujtdo, duke filluar nga prindërit e tij, të cilët i kishte rrahur disa herë.

(Kosova Sot Online)