Rrahje në Fushë Kosovë: Theret me thikë një 30-vjeçar

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 15:31
Rrahje në Fushë Kosovë: Theret me thikë një 30-vjeçar

Në një përleshje janë përfshirë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dy të rinj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Fushë Kosovë, ku si pasojë një 30-vjeçar ka mbetur i therur me thikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Burimet  brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa i dyshuari akoma nuk është identifikuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe inicimin e rastit ndaj tij.

(Kosova Sot Online)