Kërkohen hetime për djegien e 'Muzeut të Muzikës'

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 21:42
Kërkohen hetime për djegien e 'Muzeut të Muzikës'

Pasi Muzeu i Muzikës “Tebhane”, mori flakë, të mërkurën, ka reaguar Agon Batusha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka kërkuar që shkaqet e zjarrit të hetohen.

”Muzeu i Muzikës ‘Tabhane’ sot morri flakë. Kjo shtëpi e kulturës është një pjesë e identitetit tonë dhe e pasurisë së qytetit të Gjakovës.  Teksa po shohim flakët që kanë kapluar gjithë Muzeun, trishtimi mbulon zemrat e të gjithë neve.

”Ju bëjmë thirrje institucioneve që të angazhohen sa më shpejt në hetimin e shkaqeve të zjarrit në Muze. Dhe nëse flaka ka pasur ndonjë ndikim të qenësishëm nga faktori njeri, kërkojmë që kjo çështje të trajtohet sa më shpejt prej organeve të drejtësisë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)