Kurti: Serbia refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 22:10
Kurti: Serbia refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive

Për viktimat e zhdukjes me forcë, teksa sot shënohet Dita Ndërkombëtare, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kosova i ka 1 mijë e 617 të zhdukur më forcë gjatë luftës së fundit.

Kurti ka thënë se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti. 

(Kosova Sot Online)