Pas Serbisë në Kosovë, Kongresmeni amerikan Turner në takim me Presidenten Osmanin

  • S.A /
  • 31 August 2023 - 12:49
Pas Serbisë në Kosovë, Kongresmeni amerikan Turner në takim me Presidenten  Osmanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kongresmenin Mike Turner. Ai është kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës, transmeton  "Kosova Sot Online". Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të tij.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se pas takimit nuk do të ketë deklarime për media. Dje Turner ka qëndruar në Beograd ku ka pasur takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online )