
Shtuni: Kjo është e vetmja mënyrë për normalizimin e veriut

Nga e gjithë situata e tensionuar në veri të vendit, po humbet vetëm Kosova, ka deklaruar Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë me bazë në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundër-Terrorizëm, në Hagë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Shtuni ka kërkuar reflektim nga udhëheqësit e Kosovës dhe zbatim të përshpejtuar të kërkesave të partnerëve strategjikë për rikthim të normalitetit në veri të vendit.
Eksperti ka vlerësuar se e vetmja rrugë për normalizimin e situatës në veri, është bashkërendimi i veprimeve me aleatët, EULEX-in dhe KFOR-in, si bashkëpërgjegjës për garantimin e sigurisë dhe mbizotrimin e ligjit në tërë vendin, përfshirë
“Prapësimi i masave ndëshkuese është tërësisht në dorën e autoriteteve në Prishtinë. Çdo ditë vonesë ka një faturë të rëndë për popullin, për ekonominë dhe realitetin social e politik të vendit, ndaj e vetmja politike e përgjegjëshme në këto rrethana është të mos humbet më tej kohë me gjysmëhapa”, ka deklaruar Adrian Shtuni për gazetën.
Ndërsa, dorëheqja e shtatë policëve të rinj serb brenda pak ditësh, sipas tij, është tregues i qartë i presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve që po përdoren për të sabotuar rikthimin e normalitet në veri.
(Kosova Sot Online)