Në Podujevë dy persona vdiqën mbrëmë në aksidente trafiku

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 11:38
Në Podujevë dy persona vdiqën mbrëmë në aksidente trafiku

Dy aksidente me fatalitet kanë ndodhur mbrëmë në Podujevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njërin prej aksidenteve, vetura ka goditur një këmbësore, ku edhe ka vdekur.

“Podujevë 31.08.2023-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pak më vonë, ku janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve ka vdekur si pasojë e lëndimeve.

Ndërsa, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Podujevë 31.08.2023-23:40. Raportohet se ka ndodhur një vet aksident trafiku, ku si pasojë tre persona meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK , ku njeri prej tyre ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)