Ja kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 10:35
Ja kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Agron Mustafës

Gjykimi ndaj Agron Mustafës pritet të fillojë në janar, akuzohet se i shkaktoi afër 7mln euro dëm Telekomit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të Telekomit, Agron Mustafa pritet të fillojë në janar të vitit 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzën për rastin “PAYKOS”, e që dëmi i pretenduar ndaj Telekomit pretendohet të jetë afër 7 milionë euro.

Mustafa ngarkohet se ka kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

(Kosova Sot Online)