Shefi i EULEX-it njofton se ka takuar kreun e Listës Serbe Goran Rakiq

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 22:00
Shefi i EULEX-it njofton se ka takuar kreun e Listës Serbe Goran Rakiq

Se sot gjatë ditës ka vizituar rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Barbano e ka konsideruar një vizitë të tillë tepër të rëndësishme. Ai ka takuar edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Pata mundësinë të dëgjoj me interes përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërinë civile për nevojat dhe shqetësimet që ndërlidhen me sigurinë e njërëzve”, ka shkruar Barbano.

Ai tutje ka thënë se personalisht ka risiguruar ata për përskushtimin e e palëkundur të EULEX-it në promovimin e lirivë të njeriut dhe sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Unë personalisht i sigurova ata për përkushtimin e palëkundur të EULEX-it për të promovuar të drejtat e njeriut dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Barbano.

(Kosova Sot Online)