Bastiset një shtëpi në Prishtinë nga ana e EULEX-it

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 09:29
Bastiset një shtëpi në Prishtinë nga ana e EULEX-it

Njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

(Kosova Sot Online)