
Osmani ishte në misionin e Kenisë në Nju Jork, Ruto e quan shtet Kosovën

Nga takimi që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani, në Nju Jork, presidenti i Kenisë, William Ruto, ka ndarë pamje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ruto deklaron se vendi që ai udhëheq vlerëson iniciativën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të gjetur një përgjigje të përhershme në dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne besojmë se kjo përpjekje bashkëpunuese premton për një rezultat të favorshëm për njerëzit e të dy vendeve”, është shprehur ai në platformën X.
Ndër të tjera, ai në postim edhe e ka etiketuar presidenten Vjosa Osmani duke përmendur se takimi i zhvillua në Misionin e Kenisë në Nju Jork.
(Kosova Sot Online)