Mijëra njerëz protestojnë në Armeni, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

  • A.P /
  • 19 September 2023 - 23:05
Mijëra njerëz protestojnë në Armeni, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mijëra njerëz po protestojnë jashtë godinës ku ndodhet selia e qeverisë së Armenisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Protestuesit u përleshën në Jerevan me oficerët e policisë që mbronin selinë e qeverisë armene. Demonstratat filluan pas operacionit ushtarak të nisur nga Azerbajxhani kundër separatistëve armenë në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Një gazetar i AFP raportoi se disa nga protestuesit bërtisnin: “Nicole, tradhtar!”, “Nicole, jep dorëheqjen!” dhe “Artsakh! Artsakh!’ (emri që armenët i japin Nagorno-Karabakut). Nga ana e saj, policia në përpjekje për t’u përballur me qindra protestues, mbylli hyrjet e godinës së qeverisë.

“Nëse qeveria nuk i mbron 120,000 bashkatdhetarët e saj në Karabak, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen,” tha një nga protestuesit.

(Kosova Sot Online)