Arrestohet 42-vjeçari që plagosi policin

  • A.P /
  • 21 September 2023 - 20:26
Arrestohet 42-vjeçari që plagosi policin

Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi mbrëmjen e djeshme një efektiv policie në Tiranë është arrestuar. Mësohet se Bozhanaj u arrestua pranë banesës së tij, ndërkohë që arma me të cilën plagosi efektivin e Shqiponjave Edlir Alleshi, është sekuestruar.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

*Kosova Sot Online)