Tejkaloi në vijë të plotë, kaq u gjobit shoferi në Viti

  • E.K /
  • 22 September 2023 - 11:54
Tejkaloi në vijë të plotë, kaq u gjobit shoferi në Viti

Një person është dënuar me 150 euro gjobë, dy pikë negative e ndalim të vozitjes për tre muaj që tejkaloi në vijë të plotë në Viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, shkelja është parë në kamerat ë vëzhgimit në qytet.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 22.09.2023 rreth orës 07:26 përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë së qytetit të cilat monitorohen nga Policia e Kosovës ka identifikuar një kundërvajtës i cili në rrugën ‘’Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë. Me këtë veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e trafikut rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)