Vdes ish-ushtari i UÇK-së

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 14:00
Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Ka vdekur luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Rexha, në moshën 60 vjeçare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur nga familjarët, teksa varrimi do të bëhet gjatë ditës së shtune në orën 16:00.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se baba jonë, bashkëshorti, familjari, dhe luftëtari i orëve të para të UÇK-së DAUT REXHA, sot ndërroj jetë, në moshën 60 vjeçare”, thuhet në njoftim.

“Varrimi bëhet nesër (e Shtunë) me datën 23.09.2023 në ora 16:00 me Ikendi në varrezat e Dragodanit. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”.

(Kosova Sot Online)