Dioqeza e Rashkës: Derën e Manastirit e thyen me autoblindë

  • A.P /
  • 24 September 2023 - 15:27
Dioqeza e Rashkës: Derën e Manastirit e thyen me autoblindë

Brenda manastirit të Banjkës ndodhen një grup nga Novisadi që kishin shkuar aty për pelegrinazh dhe pjesëtarë të tjerë të Kishës, ka thënë Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve që Dioqeza thotë se kanë marrë, aty një grup i armastosur me maska kanë hyrë brenda dhe kanë thyer derën e manastirit me një automjet të blinduar.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se besimarët dhe anëtarët e tjerë të manastirit janë mbyllur në konvikt për siguri, ndërkohë që kanë treguar që persona të armatosur dhe maska kanë lëvizur nëpër oborr e herë pas herë janë dëgjuar edhe të shtëna.

Në konferencë për media edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të këtyre personave të maskuar e me uniforma të cilët janë pozicionuar në Manastirin e Banjkës e nga ku vazhdojnë të sulmojnë Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)