
Nis takimi mes Albin Kurtit dhe Manuel Sarrazin

Raportohet se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në reagimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme gjermane u bë e ditur se Sarrazin do të vijë në Kosovë.
Kjo vizitë vjen pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku, një u plagos dhe dy u lënduan.
(Kosova Sot Online)