
Ndërron jetë mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu

Ka ndërruar jetë doktori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët.
Gërxhaliu ka vdekur në moshën 70 vjeçare.
Ndërsa, Gërxhaliu nesër do të varroset në Studime të Vushtrrisë.
Njoftimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi!
Njoftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit se sot, në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, gjyshi dhe vëllau, Dr. Shukri Gërxhaliu.
Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër me kohë të drekës në Studime të Vushtrrisë.
Me zemra të thyera, Familja Gërxhaliu”, thuhet në njoftimin e familjes.
MË 20 shkurt të këtij viti Dr. Shukri Gerxhaliu, u nderua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me Medaljen Presidenciale te Meritave për kontributin e dhënë gjate luftës në Kosovë.
(Kosova Sot Online)