Nitaj për Edi Ramën: I çuditshëm ky njeri

  • E.K /
  • 28 September 2023 - 15:30
Nitaj për Edi Ramën: I çuditshëm ky njeri

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ka thënë se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nitaj e ka quajtur njeri të çuditshëm kryeministrin Rama.

Tutje, Nita ka shkruar se si është e mundur që të kërkojë diçka për të tjerët.

Reagimi i plotë:

Edi Rama, ky njeri i çuditshëm

Edi Rama paska kërkuar që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Bile këtë kërkesë thotë se paskësh bërë edhe në samitin e NATO-së, të mbajtur kohë më parë.

Si është e mundur që të kërkojë diçka, jo për vete por për të tjerët. Bile do të duhej të kishte pyetur nëse kjo është kërkesë e Kosovës.

I çuditshëm ky njeri!

Sa i bën “fora” në Këshillin e Sigurimit, sa e jep një deklaratë “perlë” për ta kundërshtuar deklaratën e BE-së për ngjarjet në veri dhe hot e bjen në fund të pusit.

E bën një kërkesë, për dhe në emër të Kosovës, të njëjtë me kërkesën e presidentit serb.