Plagoset një person në Prishtinë

  • E.K /
  • 29 September 2023 - 11:51
Plagoset një person në Prishtinë

Një person është palgosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, është identifikuar i dyshuari dhe se po ndërmerren veprime hetimore për arrestimin e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

(Kosova Sot Online)