Alarm për sulm terrorist në Gjermani

  • A.P /
  • 09 October 2023 - 22:05
Alarm për sulm terrorist në Gjermani

Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në gjithë aeroportin e Hamburgut në Gjermani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aeroporti i Hamburgut pezulloi përkohësisht të gjitha fluturimet (në hyrje dhe dalje) sot ne bazë të kërkesës nga policia federale. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti kishte marrë një kërcënim për të sulmuar një aeroplan me origjinë nga Teherani.

Në aeroplan, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20 (me orën lokale), në bord ndodheshin 198 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se pasagjerët janë dërguar në një portë të veçantë.

Përveç disa forcave ushtarake, në vendngjarje ndodhet edhe shërbimi zjarrfikës.


(Kosova Sot Online)