Zgjerohet lista e produkteve të liruara nga taksat doganorë, ministri Murati tregon detajet

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 09:58
Zgjerohet lista e produkteve të liruara nga taksat doganorë, ministri Murati tregon detajet

Në mbledhja e Qeverisë së Kosovës, është miratuar edhe vendimi për zgjerimin e listës së produkteve të liruara nga norma e taksave doganore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri i Financave, Hekurn Murati ka thënë se po vazhdon mbështetja e pa rezervë e prodhuesve vendor.

“Si ministri kemi angazhu Doganën e Kosovës në mënyrë që të konsultohet me komunitetin e prodhuesve dhe të shoh se cilat janë nevojat shtesë sa i përket lirimit nga tatimi në import prej disa prej produkteve sidomos për lëndën e parë”.

Raporti ka rekomanduar që lista e lirimeve të zgjerohet edhe për mallrat që njihen si pjesë rezervë të makinerive. Me këtë rast lirohen edhe pjesët rezervë. Tjetra që lirohet edhe aksesorët e rpodukteve që është montimi i produkteve të caktuara. Si dhe të lirohen edhe kanaçet dhe mbyllëset nga qeliku. Këto janë tri kategori të produkteve që i shtohen listës së lirimeve tatimore”, ka thënë Murati.

(Kosova Sot Online)