Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Do të çuditesha po të lirohej

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 20:20
Bashkëshortja e Nasim Haradinajt: Do të çuditesha po të lirohej

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, ka folur për mos lirimin e Haradianjt nga Gjykata Speciale, në kohë kur gjykata vendosi për lirimin e Hysni Gucatit.

Fillimisht, Gjejlone Haradinaj u shpreh e lumtur për lirimin e Hysni Gucatit, duke thënë se ajo dhe familja Haradinaj janë gëzuar për lirimin e Gucatit.

Por ka thënë se nuk ka pritur lirimin edhe të burrit të saj, Nasim Haradinaj, meqë siç thotë ajo “ka pasur shkelja të të drejtave të njeriut në rastin e Haradinajt”.

Këtë ajo e argumenton në një mori kërkesath që thotë Haradinaj t’i ketë bërë në Gjykatën Speciale – shton se ato janë refuzuar, madje edhe kërkesat më të vogla.

(Kosova Sot Online)