Në Fushë Kosovë një grua bie nga një ndërtesë

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 17:35
Në Fushë Kosovë një grua bie nga një ndërtesë

Raportohet se një grua në Fushë Kosovë ka rënë nga një ndërtesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, pas lëndimeve të marra ajo është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 14:20, kemi pranuar informatën se në rrugën “Arbëria” në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Personi i lënduar (femër), menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

(Kosova Sot Online)