Murati: Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet është bërë nga një Komision qeveritar

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 17:30
Murati: Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet është bërë nga një Komision qeveritar

Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet është bërë nga një Komision qeveritar dhe se ndarja e buxhetit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, ka deklaruar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë raportimit në Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka thënë se vonesat në vlerësimin e dëmeve janë bërë për shkak se Komisioni ka bërë vlerësimin total dhe jo individualisht.

Pastaj sipas tij, Ministria ka kërkuar nga ky Komision që vlerësimi të bëhet individualisht dhe se sipas tij, kjo tani më është bërë. Ai tha se nga vlerësimi i dëmeve që është bërë nga ky komision, shuma është 34.8 milionë euro.

“Ky Komision ka qenë i ngarkuar që të mbledh informata sa i përket dëmeve. Çka ka ndodhur gjatë kësaj kohë ka qenë një raport me vlerësim për secilën komuna por nuk ka pasur vlerësim për individualë. Kemi kërkuar që të kemi lista të detajuar për secilën familje dhe kjo është bërë. Tani që i kemi të gjitha informata në mbledhje e radhës do ta trajtojmë si pikë të rendi të ditës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)