Plagosen 3 persona në Prishtinë, 2 të dyshuar janë identifikuar

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 20:40
Plagosen 3 persona në Prishtinë, 2 të dyshuar janë identifikuar

Dyshohet që me armë zjarri janë plagosur tre persona në lagjen Lakrishte dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy të dyshuarit për rastin janë identifikuar.

Ahmeti ka thënë se këtë informacion e kanë marrë rreth orës 19:00 dhe se tashmë hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)