Lihet në burg dhëndri i Sali Berishës

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 21:33
Lihet në burg dhëndri i Sali Berishës

Pas 6 orësh e 30 minutash ëhstë dhënë masa e sigurisë nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit, për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali berisha, Jamarbaër Malltezi dhe ortakut të tij Fatmir Bektashi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Malltezin, dhe detyrim paraqitjeje për Bektashin, të cilit i ëhstë hequr edhe pasaporta.

Seanca gjyqësore nisi në orën 13:30, por u shty dy herë,pasi avokatët e Malltezit këkuan të njiheshin me dosjen për shkak se ishte voluminoze.

Vendimi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, me profesion profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me arsim të lartë, profesor/doktor, me gjendje civile i martuar, me katër fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Fatmir Bektashi, i biri i Petrit-it dhe i Fitnete-s, i datëlindjes 24.11.1957, me gjendje civile i martuar, me dy fëmijë, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Frosina Plaku, apartamenti nr.40/11”, me arsim të lartë, me profesion inxhinier mekanik, me gjendje gjyqësore i padënuar, me shtetësi gjermane dhe me kombësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi, të paraqitet të Hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2.2. Urdhërohet shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
[20:12, 23/10/2023] Enkeleda: 2.3. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe i dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Fatmir Bektashi.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 23.10.2023.

Kujtojmë që Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa Fatmir Bektashi për korrupsion aktiv dhe pastrim Parash.

Malltezit ju sekuestruan ditën e sotme 25 pasuri, mes tyre aksione kompanish, vila, apartamente dhe llogari bankare.

(Kosova Sot Online)